Aktualitet

Motori përplaset më makinën, plagoset një 22-vjeçar

I riu është dërguar menjëherë një spital, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. 

23 Janar 2023, 13:40 Nga k.m.
Motori përplaset më makinën, plagoset një 22-vjeçar
Foto ilustruese

BERAT- Një 22-vjeçar mbeti i plagosur këtë të hënë në Berat si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit kanë bërë me dije se i riu, në momentin e aksidentit, udhëtonte me motor u përplas me një automjet, në rrethana momentalisht të paqarta. I riu është dërguar menjëherë një spital, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. 

“Në rrugën urbane “Antipatrea”, rreth orës 12:00, pranë vendit të quajtur “Dogana”, shtetasi Dh.L., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin F.L. Drejtuesi i motomjetit, shtetasi Dh.L, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit,”- thuhet në një njoftim paraprak të policisë së Beratit.

berat

Sondazh

Poll