Aktualitet

Qëllohet me armë zjarri 25-vjeçari në Gjermani, shqiptari gjendet i shtrirë në borë

Të shtënat me armë kanë ndodhur pas një përleshjeje që kishte ndodhur në një lokal në Dessauer Strasse

23 Janar 2023, 13:35 Nga A.B
Qëllohet me armë zjarri 25-vjeçari në Gjermani, shqiptari
Policia

GJERMANI- Atentat ndaj një shqiptari në Gjermani. Është qëlluar me armë zjarri ndaj një 25-vjeçari. I riu shqiptar ka mbetur i plagosur dhe është gjetur i shtrirë në borë në Hartmannstrasse. Ai është dërguar në spital ku edhe ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Të shtënat me armë kanë ndodhur pas një përleshjeje që kishte ndodhur në një lokal në Dessauer Strasse ku ishte përfshirë edhe i riu shqiptar. Ende nuk dihet kush janë autorët  që kanë qëlluar dhe se hetimet për këtë ngjarjeje vijojnë.

Burimi: Rheinpfalz.de

plagoset shqiptari ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll