Aktualitet

Dhunë në familje dhe kanabis në makinë, dy të arrestuar në Durrës

Gjithashtu është arrestuar një 63-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit 17-vjeçar.

23 Janar 2023, 13:00 Nga I.A
Dhunë në familje dhe kanabis në makinë, dy të arrestuar
Foto Ilustruese

DURRËS- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga ka rënë një 31-vjeçar, i cili u kap me kanabis në makinë. Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 29-vjeçar që ishte pasagjer në makinë. Gjithashtu është arrestuar një 63-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit 17-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 31 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 29 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas dhe në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre 17-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit arrestohen dy persona

Sondazh

Poll