Aktualitet

Korçë/ Probleme në rrugën Shtyllë-Panarit, trashësia e dëborës arrin deri në dy metër

Për shkak të reshjeve të dëborës, rruga 'Shtyllë-Panarit' është bllokuar, ashtu siç ndodhi edhe herën e shkuar duke lënë të izoluar fshatin Panarit.

23 Janar 2023, 12:12 Nga k.m.
Korçë/ Probleme në rrugën Shtyllë-Panarit,
Foto ilustruese

KORÇË- Situata me motin vazhdon të jetë problematike në disa qytete të vendit tonë. Për shkak të reshjeve të dëborës, rruga 'Shtyllë-Panarit' është bllokuar, ashtu siç ndodhi edhe herën e shkuar duke lënë të izoluar fshatin Panarit. Në pjesë të caktuara të këtij segmenti trashësia e dëborës shkon deri në 2 metër.

Gjatë natës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Leskovik por tashmë janë rikthyer.

Moti i keq vijon prej ditësh në vendin tonë. Më e rëndë paraqitet sot në zonën e Currilave në Durrës, aty ku ka pasur rrëshqitje dherash. Ndërsa në Shkodër dhe në Lezhë vijojnë ende disa zona të jenë të përmbytura.

korçë moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll