Aktualitet

'Po qarkullojnë 4 viroza'/ Mjeku në Kukës: Urgjenca është plot, kemi mbi 150 vizita në ditë

Në repartin pediatrik paraqiten mbi 80 fëmijë në ditë. Prindërit i çojnë fëmijët e tyre pas komplikacioneve për ndihmë mjeksore më të specializuar, në spital.

23 Janar 2023, 12:23 Nga A.B
'Po qarkullojnë 4 viroza'/ Mjeku në Kukës: Urgjenca
Mjeku

KUKËS- Fluks të lartë të të sëmurëve në spitalin e Kukësit. Qytetarët me temperaturë dhe simptoma të tjera iu janë drejtuar spitalit të Kukësit kohët e fundit. Vetëm në një ditë, urgjenca ka pritur 150 pacientë. Këtë e pohon dhe shefi i këtij reparti Emin Ferati për 'OraNews'.

"Janë 4 viruse që qarkullojnë aktualisht, përfshir këtu edhe virisin e Covid, i cili është akoma në qarkullim dhe kanë të njëjtën klinikë, dhe është vështir të dallohen," tha ai.

Ndërsa në repartin pediatrik paraqiten mbi 80 fëmijë në ditë. Prindërit i çojnë fëmijët e tyre pas komplikacioneve për ndihmë mjeksore më të specializuar, në spital.

Mjekja pediatre, Lume Elezi bën deri në 60 vizita në ditë. Ajo thotë se ky fluks është shumë i lartë, ndërsa apelon prindërit që të mos përdorin antibiotikë, pa rekomandimin e mjekut.

"Kemi rreth 2 vajë që numri i rasteve të fëmijëve që paraqiten në urgjencë është rritur. Paraqiten rastet kur fëmijët kanë temperatur të lartë deri në 41 gradë, me heqje barku, me kollë. Në qoftë se temperatura zgjat mbi 5 ditë, do vjinë të këshillohen te mjeku, nuk u rekomandojmë të shkojnë të marrin antibiotik në farmaci," tha ajo.

mjeket gripi kukes

Sondazh

Poll