Aktualitet

Favorizoi 37-vjeçarin për të kaluar bagëtitë, procedohet doganieri në Gjirokastër

37-vjeçari do të hetohet për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera".

23 Janar 2023, 13:02 Nga A.B
Favorizoi 37-vjeçarin për të kaluar bagëtitë,
Policia

GJIROKASTËR- Policia ka proceduar doganierin 37-vjeçar me inicialet A.B. Ky person është kapur në flagrancë, në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, duke transportuar me automjet, bagëti të imta, të cilat i kishte kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije, pa kryer procedurat doganore. 37-vjeçari do të hetohet për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera".

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal edhe për shtetasin A. Ç., me detyrë doganier i Pikës Doganore Kakavije, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin A. B., për të kaluar bagëtitë e imta, pa kryer procedurat doganore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet 1 rast i kontrabandës, procedohet penalisht 1 shtetas. Procedohet penalisht dhe një doganier i Pikës Doganore Kakavije, për shpërdorim detyre. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar në inteligjencën informative, goditën një rast të kontrabandës, për të cilin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në fshatin Velabishtë, Berat, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera".

Shtetasi A. B. është kapur në flagrancë, në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, duke transportuar me automjet, bagëti të imta, të cilat i kishte kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije, pa kryer procedurat doganore.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal edhe për shtetasin A. Ç., me detyrë doganier i Pikës Doganore Kakavije, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin A. B., për të kaluar bagëtitë e imta, pa kryer procedurat doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

gjirokaster

Sondazh

Poll