Aktualitet

5 shtëpi rrezikojnë shembjen/ Banorët e Katundishtit të revoltuar: Nuk shkoj dot te shtëpia ime, nuk kemi marrë asnjë shërbim

Banorët e këtyre objekteve kanë ngelur të bllokuar duke mos hyrë dot në shtëpi ndërsa ankohen për mungesë të shërbimeve.

23 Janar 2023, 11:22 Nga f.g
5 shtëpi rrezikojnë shembjen/ Banorët e Katundishtit të
Foto ilustruese

PERMET- 5 banesa në fshatin Katundisht në Këlcyrë rrezikojnë të shemben për shkak të rrëshqitjes së dherave. Banorët e këtyre objekteve kanë ngelur të bllokuar duke mos hyrë dot në shtëpi ndërsa ankohen për mungesë të shërbimeve. Për gazetaren e Fax News, Ervina Shehaj ata thonë: “Rrezikshmëria është tepër e lartë, rëndësi ka që shpëtuan njerëzit. Nuk e dimë se cfarë masash do të merren nga bashkia. Përkohësisht mund të shkojmë në hotel. Komisioni për vlerësimin ka ardhur por unë nuk isha”.

“Unë kam ngritur një shtëpi dhe gjithë muajt e verës dhe dimër jetoj këtu por kam një jave që nuk shkoj dot. 10 vjet bashkia nuk ka bërë asgjë për këtë komunitet”– tha një tjetër./Dosja.al

banoret e katundishtit permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll