Aktualitet

Zbardhet vjedhja e picerisë në Itali, arrestohen dy shqiptarët e arratisur mbi tre vite më parë

Vjedhja kishte ndodhur natën e 6 qershorit 2019 kur hajdutë të panjohur, pasi kishin shqyer derën, hynë në piceri duke marrë 300 euro së bashku me dokumente të tjera.

23 Janar 2023, 12:27 Nga I.A
Zbardhet vjedhja e picerisë në Itali, arrestohen dy shqiptarët e
Karabinieret

ITALI- Më shumë se tre vjet pas vjedhjes së kryer në picerinë Roba da Matti, e vendosur në Scandiano, karabinierët identifikuan dy shqiptarë të moshës 28 dhe 25 vjeç si përgjegjës për vjedhjen. Vjedhja kishte ndodhur natën e 6 qershorit 2019 kur hajdutë të panjohur, pasi kishin shqyer derën, hynë në piceri duke marrë 300 euro së bashku me dokumente të tjera.

Gjatë arratisjes, shqiptaët kishin humbur një pjesë të mallit të vjedhur dhe kishin braktisur kasën pa paratë brenda. Hetimet e kryera përmes analizës së pamjeve nga kamerat e bashkisë, kishin bërë të mundur identifikimin e mjetit të përdorur për arratisjen, i cili rezultonte i vjedhur. Në ditët në vijim, pas një aksidenti rrugor, makina ishte braktisur në autostradën midis komunës Marzabotto (BO) dhe kriminelët kishin ikur në këmbë. Të dy akuzohen për veprën penale të bashkëpunimit në vjedhje të rëndë.

vjedhje ne itali

Sondazh

Poll