Art&Argëtim

Met Gala 2023, Dua Lipa do të jetë bashkë-prezantuese me emra të tjerë të njohur

Anna Wintour ka zgjedhur Dua Lipën, Penélope Cruz, Roger Federer dhe Michaela Coel për t’i bashkuar asaj si bashkë-prezantuese të mbrëmjes.

20 Janar 2023, 20:15 Nga A.B
Met Gala 2023, Dua Lipa do të jetë bashkë-prezantuese me emra
Dua Lipa

SHBA- Vogue bëri zyrtare listën e të famshmëve që do të presë në tapetin e kuq, si dhe kodin zyrtar të veshjes për eventin e 1 majit, i cili do të jetë në nderim të ndjerit Karl Lagerfeld. Anna Wintour ka zgjedhur Dua Lipën, Penélope Cruz, Roger Federer dhe Michaela Coel për t’i bashkuar asaj si bashkë-prezantuese të mbrëmjes, e cila do të nderoj punën e Lagerfeld për Chanel, Fendi, Chloé, Balmain dhe markat e tij me emër.

Ekspozita është titulluar “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”, do të shfaqë 150 pamje të dizajnuara nga Lagerfeld gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, drejtuar nga Andrew Bolton, drejtor përgjegjës i Institutit të Kostumeve, dhe bashkëpunëtorja e vjetër e Lagerfeld Amanda Harlech, e cila po shërben si konsulenti krijues e ekspozitës.

Kodi i veshjes është i thjeshtë: “Për Nder të Karlit”.

dua lipa met gala 2023

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Janar 2023, 16:02 k.m.

FT+VD- Martohen...Maneskin!

Maneskin ITALI- Maneskin e kanë mësuar publikun e tyre në paraqitje “të çuditshme”, por askush nuk e priste foton q...