Art&Argëtim

Jim Carrey u trajnua nga agjenti i CIA-s për "Grinch-in"

Përsa i përket filmit dhe rolit të kësaj krijese të gjelbër, që urrente Krishtlindjet, aktorit iu desh të kalonte shumë orë në përgatitjen e grimit dhe ishte shumë për të.

20 Janar 2023, 17:38 Nga k.m.
Jim Carrey u trajnua nga agjenti i CIA-s për "Grinch-in"
Jim Carrey

SHBA- Aktori Jim Carrey zbuloi prapaskenat e filmit "The Grinch". Siç theksoi aktori hollivudian, ai kishte nevojë për trajnime nga CIA për t'i bërë ballë "torturave" dhe "transformimit" në Grinch. Aktori konsiderohet si një nga yjet më të kërkuar dhe veçanërisht fytyra e tij ishte në fokus të produksioneve filmike në vitet 1990. Carrey shkëlqeu, kryesisht në komedi, pasi shquhet për humorin, gjestet qesharake dhe grimasat.

Përsa i përket filmit dhe rolit të kësaj krijese të gjelbër, që urrente Krishtlindjet, aktorit iu desh të kalonte shumë orë në përgatitjen e grimit dhe ishte shumë për të.

“Grimi zgjati mbi 8 orë. Më dukej sikur po varrosesha të gjallë. Ditën e parë u ktheva në trailerin tim dhe i thashë regjisorit Ron Howard se nuk mund ta bëja filmin,”- duke theksuar se ai ndihej klaustrofobik me kostumet, grimin dhe protezat.

Trailer final i Grinch (2000)

Edhe regjisori i filmit e kuptoi se gjithçka mund të shembej, pasi Carrey po përballej me një problem serioz. Ideja, për ta bërë atë të përballonte kushtet e pafavorshme - për të - ishte të sillte dikë të veçantë nga CIA, për ta trajnuar dhe për ta bërë të kapërcente fobitë e tij.

Jim Carrey tregoi: Ata sollën një djalë që po trajnonte agjentë të CIA-s për t'i bërë ballë torturave. Me ndihmën e tij arrita të kapërcej frikën time. 

Ai dhe agjenti i CIA-s u mbyllën në një dhomë dhe ai e mësoi se si të kontrollonte mendimet e tij, të shmangte dhimbjen dhe vuajtjet. Gjithashtu, aktori ka përmendur se këngët e Bee Gees e nxorën nga gjendja ku ndodhej. 

jim carrey

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Janar 2023, 16:02 k.m.

FT+VD- Martohen...Maneskin!

Maneskin ITALI- Maneskin e kanë mësuar publikun e tyre në paraqitje “të çuditshme”, por askush nuk e priste foton q...