Art&Argëtim

Jennifer Lopez tregon historinë: Kisha çrregullime të stresit post-traumatik para se të martohesha Affleck

Dy dekada pasi u nda, ylli latin ishte i shqetësuar nëse martesa do të funksiononte.

20 Janar 2023, 16:06 Nga k.m.
Jennifer Lopez tregon historinë: Kisha çrregullime të stresit
Jennifer Lopez

SHBA- Këngëtarja Jennifer Lopez duket se është më e lumtur se kurrë me të dashurin e saj Ben Affleck. Ylli latin ka dhënë një intervistë në emisionin e mbrëmjes së Jimmy Kimmel "Jimmy Kimmel Live" dhe ka folur për martesën e saj "të fshehtë" me aktorin, duke treguar se ishte ideja e Affleck që ata të martoheshin në Las Vegas në një ceremoni të vogël dhe të thjeshtë duke vulosur dashurinë e tyre me betimet e besnikërisë dhe dashurisë së përjetshme.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare ka pranuar ndër të tjera se para martesës me Affleck ka përjetuar stres shumë të fortë. Siç shpjegoi ajo, situata e pafavorshme psikologjike u krijua për shkak se fejesa e mëparshme e çiftit, 20 vite më parë, u prish krejtësisht papritur dhe ajo nuk ishte e sigurt nëse kjo tentativë e dytë do të dilte ishte e mirë për të dy.

“Ne po planifikonim të martoheshim në gusht, gjithçka do të ishte mirë, familjet tona do të ishin atje, por dasma ishte shumë stresuese. Nuk e di nëse e dini këtë, por 20 vjet më parë ne po planifikonim të martoheshim dhe nuk ndodhi. Unë kisha stres post-traumatik dhe po pyesja veten nëse kjo po ndodh tani dhe nëse është e vërtetë. Ishim kaq të lumtur dhe sigurisht që po ndodhte, por më dukej sikur martesa ishte kaq stresuese. Një ditë, Beni tha le të shkojmë në Vegas dhe të martohemi sonte. E mbyllëm telefonin, mendova se kjo është çmenduri dhe çfarë po bëjmë,”- përshkroi këngëtarja 53-vjeçare fituese e Grammy, duke theksuar se dasma e tyre e parë në Las Vegas në korrik 2022 ishte ide e partnerit të saj.

jennifer lopez

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Janar 2023, 16:02 k.m.

FT+VD- Martohen...Maneskin!

Maneskin ITALI- Maneskin e kanë mësuar publikun e tyre në paraqitje “të çuditshme”, por askush nuk e priste foton q...