Art&Argëtim

Jamie Lee Curtis bën bujë për FOTON e fëmijës lakuriq në zyrën e saj, aktorja SQAROHET: E ka shkrepur e ëma

Pas reagimeve, Jamie Lee Curtis shpjegoi në Instagram për të shpjeguar zgjedhjen e saj për të pasur një foto të tillë në zyrën e saj.

20 Janar 2023, 16:14 Nga k.m.
Jamie Lee Curtis bën bujë për FOTON e fëmijës lakuriq
Jamie Lee Curtis

SHBA- Fotoja e një fëmije të zhveshur në një kuti në zyrën e aktores Jamie Lee Curtis shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale. Fotoja u pikas nga përdoruesit e rrjeteve sociale në një postim të bërë nga aktorja 64-vjeçare, e cila u infektua me koronavirus pasi mori pjesë në ceremoninë e Golden Globes.

Megjithatë, ajo e ka konsideruar shumë normale praninë e një fotoje të tillë, duke zgjedhur të fokusohet tek “karriget e bukura”. Pas reagimeve, Jamie Lee Curtis shpjegoi në Instagram për të shpjeguar zgjedhjen e saj për të pasur një foto të tillë në zyrën e saj.

Jamie Lee Curtis bën bujë për FOTON e fëmijës lakuriq
Fotoja e fëmijës

Herën e fundit postova një foto të disa karrigeve që kishin edhe një foto në mur nga një artist që ma bëri dhuratë 20 vjet më parë. E kuptoj që shumë ishin të shqetësuar. Siç e kam thënë unë gjithmonë qëndroj për të vërtetën kur ajo është e vërteta: është një foto e një fëmije të bërë nga nëna e tyre, duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tyre në një vaskë me ujë. Asgjë më shumë, asgjë më pak. E hoqa postimin sepse nuk doja të kishte asgjë shqetësuese,”-shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jamie Lee Curtis (@jamieleecurtis)

jamie lee curtis

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Janar 2023, 16:02 k.m.

FT+VD- Martohen...Maneskin!

Maneskin ITALI- Maneskin e kanë mësuar publikun e tyre në paraqitje “të çuditshme”, por askush nuk e priste foton q...