Art&Argëtim

FT+VD- Martohen...Maneskin!

Në fotot e postuara në llogarinë e tyre zyrtare, anëtarët e grupit shihen të veshur me të bardha, duke u puthur me njëri-tjetrin në një “ceremoni private”.

20 Janar 2023, 16:02 Nga k.m.
FT+VD- Martohen...Maneskin!
Maneskin

ITALI- Maneskin e kanë mësuar publikun e tyre në paraqitje “të çuditshme”, por askush nuk e priste foton që ata postuan në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Spotify (@spotify)

Grupi që fitoi vendin e parë në Eurovizion, duke përfaqësuar Italinë , u bashkua... në martesë. “Misteri” ndodhi në Palazzo Prancaccio, me të ftuar influencues, producentë, reperë dhe DJ. Në fotot e postuara në llogarinë e tyre zyrtare, anëtarët e grupit shihen të veshur me të bardha, duke u puthur me njëri-tjetrin në një “ceremoni private”.

Për videon e lançimit të albumit të tyre të ri, 'Rush', në bashkëpunim me Spotify, Victoria, Damiano, Ethan dhe Thomas veshën fustanet dhe kostumet e nusërisë dhe... u martuan në një ceremoni, e cila ishte organizuar në emër të perëndisë së muzikës, Apollonit.

Dasma përfshinte edhe tortën e dasmës së grupit. Pas ceremonisë ishte koha për “party”, ku grupi ka dalë në skenë dhe ka argëtuar turmën, e ndër të ftuarit e tyre, partneri dhe reperi i Megan Fox, Machine Gun Kelly.

maneskin

Sondazh

Poll