Art&Argëtim

Shakira ndërton një mur për të bllokuar pamjen me shtëpinë e ish-vjehrrës së saj

Ylli kolumbian ka acaruar marrëdhëniet si me ish-partnerin dhe babanë e djemve, por edhe me nënën e tij, pra ish-vjehrrën.

20 Janar 2023, 19:54 Nga A.B
Shakira ndërton një mur për të bllokuar pamjen me
Shakira dhe ish-vjehrra e saj

SPANJË- Ndarja e Shakirës nga Pique duket se ka ndodhur mes shumë mosmarrëveshjeve. Kjo gjë është vënë re së fundmi, teksa ylli kolumbian ka acaruar marrëdhëniet si me ish-partnerin dhe babanë e djemve, por edhe me nënën e tij, pra ish-vjehrrën.

Sipas një raporti të El Universal, Shakira, duke dashur të mbrojë privatësinë e saj, ka ndërtuar një mur në shtëpinë e saj në mënyrë që të mos ketë pamje nga shtëpia e ish-vjehrrës. Ajo angazhoi një ekip të posaçëm për të bërë ndryshimet e nevojshme që shtëpia e mamasë së Piques të mos “shohë” atë të Shakirës.

Shakira ndërton një mur për të bllokuar pamjen me

Sikur të mos mjaftonin të gjitha, ajo vendosi edhe një kukull të madhe shtrige në ballkonin e shtëpisë së saj, duke e kthyer atë në anën e shtëpisë së vjehrrës.

shakira

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Janar 2023, 16:02 k.m.

FT+VD- Martohen...Maneskin!

Maneskin ITALI- Maneskin e kanë mësuar publikun e tyre në paraqitje “të çuditshme”, por askush nuk e priste foton q...