Art&Argëtim

Me taka të larta floriri e fustan të bardhë, aktori amerikan shfaqet tërësisht ndryshe në rolin e gruas së lashtë greke

 Askush dhe asgjë nuk mund ta parashikonte se aktori hollivudian i dashur për rolin e tij kryesor në “Transformers” do të shndërrohej në një grua të lashtë greke.

20 Janar 2023, 16:04 Nga a.l
Me taka të larta floriri e fustan të bardhë, aktori amerikan
Shia Labeouf

GREQI-  Aktori i njohur amerikan Shia LaBeouf u përjetësua në rrugët e Atlantës. Askush dhe asgjë nuk mund ta parashikonte se aktori hollivudian i dashur për rolin e tij kryesor në “Transformers” do të shndërrohej në një grua të lashtë greke.

Aktori 36-vjeçar, i cili shpeshherë provokon, me paraqitjet e tij mbresëlënëse dhe të veçanta është shfaqur me taka të larta floriri duke ecur rastësisht në asfalt, për nevojat e xhirimeve të filmit të ri "Megalopolis" nga Francis Ford Coppola, shkruajnë mediat greke. 

Me një fustan të bardhë që i përket stilit të Greqisë së lashtë dhe me bizhuteri floriri të vendosura në krahë, qafë, bel dhe kokë duke mbajtur një çantë floriri dhe thonjtë e tij të lyer me ngjyrë të zezë, ai u kap nga fotografët dhe imazhet e tij u bënë virale në internet. 

Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth rolit të aktorit në film. I vetmi informacion që është shpërndarë është se filmi është fantashkencë dhe ndjek jetën e një arkitekti që nis "udhëtimin" e tij për të rindërtuar Nju Jorkun pas një fatkeqësie./ Dosja.al

shia labeouf

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Janar 2023, 16:02 k.m.

FT+VD- Martohen...Maneskin!

Maneskin ITALI- Maneskin e kanë mësuar publikun e tyre në paraqitje “të çuditshme”, por askush nuk e priste foton q...