Aktualitet

Bien ortekë në aksin Bogë-Theth/ ARRSH apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore e zinxhirë, ulni shpejtësinë

20 Janar 2023, 11:18 Nga a.l
Bien ortekë në aksin Bogë-Theth/ ARRSH apel shoferëve:
Bogë-Theth

BOGË- Reshje shiu dhe bore kanë pushtuar disa zona të vendit, në Dardhë, Llogara, Krujë-Sarisalltik, Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në aksin Bogë-Theth në zonë e tuneleve ka prani të orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës. ARRSH bën apel ndaj shoferëve për t'u pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë si dhe të respektojnë sinjalistikat rrugore. 

"Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit. Kanë filluar reshjet e dëborës në Dardhë, në Llogara, në Krujë-Sarisalltik, në Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore", njofton ARRSH. 

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll