Aktualitet

FOTOLAJM/ Bora zbardh Llogaranë, po punohet për kripëzimin e rrugëve, asnjë problem në qarkullimin e mjeteve

Deri më tani nuk ka patur probleme në qarkullimin e automjeteve. 

20 Janar 2023, 10:36 Nga a.l

FOTOLAJM/ Bora zbardh Llogaranë, po punohet për kripëzimin e

VLORË- Në Llogara ka rënë dëbora e parë për këtë vit. Makineritë borëpastruese kanë zbarkuar në disa akse rrugore për të kripëzuar rrugën para se të krijohen shtresa të dendura të borës. Deri më tani nuk ka patur probleme në qarkullimin e automjeteve. 

Si paraqitet situata e motit deri më tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e katërt që është pushtuar nga moti i keq. Reshjet e dendura të dëborës në zonat malore të Dibrës gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bllokuar rrugën e Arbrit. Më konkretisht bypass-i Qafë Murrizë është i pakalueshëm dhe Policia e Shtetit u ka bërë thirrje që drejtuesin e mjeteve të ndjekin aksin e vjetër rrugor, Klos-Burrel-Ulëz. Shkodra dhe Lezha vijojnë të jetë të përmbytura. Gjatë natës, sipërfaqja e tokës së mbuluar nga uji i ka kaluar 1000 ha. Durrësi, Elbasani, Vlora e Fieri kanë probleme në rrugët kryesore të qytetit pasi janë mbushur me ujë. Tirana po ashtu. Fshatrat janë pa energji elektrike./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll