Aktualitet

Moti i keq në Berat/ Rritet niveli i lumenjve Osum dhe Devoll, reshje bore në zonat kodrinore

Në Urën e Çorodovës, niveli i lumit Osum në orën 8:15 është regjistruar niveli  0.92m (-), ndërsa në Ura e Varur Berat niveli aktualisht është 1.51m (-).

20 Janar 2023, 10:58 Nga a.l
Moti i keq në Berat/ Rritet niveli i lumenjve Osum dhe Devoll, reshje bore
Berat

BERAT- Reshje të dendura shiu kanë pushtuar prej mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesin e sotëm qytetin e Beratit. Për pasojë niveli i lumenjëve Osum dhe Devoll është rritur, por mësohet se aktualisht nuk ka rrezik dalje nga shtrati. Në Urën e Çorodovës, niveli i lumit Osum në orën 8:15 është regjistruar niveli  0.92m (-), ndërsa në Ura e Varur Berat niveli aktualisht është 1.51m (-).

Sakaq në zonat kodrinore Skrapar dhe Poliçan, kanë nisur reshjet e borës në lartësinë mbi 600 m, e cila hskon deri në 5 cm. Deri më tani nuk ka problematika sa i takon qarkullimit të autmojeteve.  Po ashtu deri më tani nuk raportohet për probleme në furnizimin me energji elektrike./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll