Aktualitet

Gjendet i vdekur një person në Elbasan, 52-vjeçari ishte denoncuar i zhdukur nga familja dy ditë më parë

Ai dyshohet se ka rënë nga lartësia e për pasojë ka humbur jetën. 

20 Janar 2023, 11:15 Nga F.M
Gjendet i vdekur një person në Elbasan, 52-vjeçari ishte
Foto Ilustruese

ELBASAN- Një 52 vjeçar i identifikuar si Gjin Bib është gjetur i pajetë në tunelin e Letanit në Elbasan. Mësohet se viktima ishte punëtor i një guroreje pranë fshatit të Letanit. I ndjeri ishte denoncuar si i zhdukur nga familja e tij dy ditë më parë. Ai dyshohet se ka rënë nga lartësia e për pasojë ka humbur jetën. 

Njoftimi:

Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur "Gurorja", është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll