Aktualitet

EMRAT/ Kush u prangos bashkë me "Kilin"? Arrestohet edhe Bashkim Haxhija, grupi thuri me Plarent Dervishajn planin për ekzekutimin e Arjan Ndojas

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se urdhër arrestet janë prerë edhe për Plarent Dervishajn, ky i fundit ndodhet në Dubai dhe Julian Meçajn. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se urdhër arrestet janë prerë edhe për Plarent Dervishajn, ky i fundit ndodhet në Dubai dhe Julian Meçajn.

20 Janar 2023, 10:59 Nga f.g
EMRAT/ Kush u prangos bashkë me "Kilin"? Arrestohet edhe Bashkim
Plarent Dervishaj

TIRANE- Bashkë me Akil Nerjakun, Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK, (Prokuroria e Posaçme) ka ekzektuuar edhe 2 urdhër arreste të tjera. Dosja mësoi se të arrestuar janë edhe Bashkim Haxhija, i njohur si krahu i djathtë i Plarent Dervishajt dhe Marsel Deçkaj, agjent doganor.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se urdhër arrestet janë prerë edhe për Plarent Dervishajn, ky i fundit ndodhet në Dubai dhe Julian Meçajn, një tjetër anëtar i grupit.

Të 5 të arrestuarit janë pjesë e të njëjtit grup kriminal dhe akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë thurur dhe vënë në jetë planin për ekzekutimin e prokurorit Arjan Ndoja. Atentati ndodhi në dhjetor të 2020-ës në mbikalimin e Sukthit dhe viktimë ngeli shoferi i prokurorit, Arjan Ndoja, 31-vjeçari Andi Maloku. /Dosja.al

akil nerjaku plarent dervishaj bashkim haxhija marsel decka julian mece

Sondazh

Poll