Aktualitet

U bllokua për disa orë nga reshjet e borës, lirohet për qarkullim 'Rruga e Arbrit'

Megjithatë, mjetet duhet të vazhdojnë të pajisen me zinxhirë. 

20 Janar 2023, 10:45 Nga a.l
U bllokua për disa orë nga reshjet e borës, lirohet për
Rruga e Arbrit

DIBËR- Pas disa orësh bllokim nga reshjet intensive të borës është liruar për qarkullim 'Rruga e Arbrit'. Mësohet se rruga është zhbllokuar dhe se është e kalueshme nga automjetet. Megjithatë, mjetet duhet të vazhdojnë të pajisen me zinxhirë. 

Si paraqitet situata e motit deri më tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e katërt që është pushtuar nga moti i keq. Reshjet e dendura të dëborës në zonat malore të Dibrës gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bllokuar rrugën e Arbrit. Më konkretisht bypass-i Qafë Murrizë është i pakalueshëm dhe Policia e Shtetit u ka bërë thirrje që drejtuesin e mjeteve të ndjekin aksin e vjetër rrugor, Klos-Burrel-Ulëz. Shkodra dhe Lezha vijojnë të jetë të përmbytura. Gjatë natës, sipërfaqja e tokës së mbuluar nga uji i ka kaluar 1000 ha. Durrësi, Elbasani, Vlora e Fieri kanë probleme në rrugët kryesore të qytetit pasi janë mbushur me ujë. Tirana po ashtu. Fshatrat janë pa energji elektrike./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll