Aktualitet

Britania e Madhe deporton 26 shqiptarë, të dënuar gjithsej me 44 vite burg

Me anë të një postimi në Twitter, Home Office shkruan se shqiptarët që janë deportuar përfshijnë njerëz të dënuar për krime si dhe ata që kanë shkuar me gomone në Angli.

20 Janar 2023, 10:53 Nga I.A
Britania e Madhe deporton 26 shqiptarë, të dënuar gjithsej me 44
Foto Ilustruese

ANGLI- 26 shqiptarë janë deportuar nga Anglia në Shqipëri ditën e djeshme. Me anë të një postimi në Twitter, Home Office shkruan se shqiptarët që janë deportuar përfshijnë njerëz të dënuar për krime si dhe ata që kanë shkuar me gomone në Angli.  Mes shqiptarëve të deportuar përfshihen njerëz të kapur me drogë si dhe me posedim armësh, të cilët janë dëmuar gjithsej me 44 vite burg.

Njoftimi i Home Office:

Sot kemi kthyer në Shqipëri 26 persona pa të drejtë të jenë në Britaninë e Madhe. Kjo përfshinte njerëz që mbërritën me varka të vogla dhe të tjerë të dënuar për krime, duke përfshirë posedimin e armëve fyese dhe furnizimin me drogë të klasit A me një dënim të kombinuar prej 44 vjetësh.

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll