Aktualitet

Bulqiza në 'pushtetin' e reshjeve të dëborës, probleme në disa rrugë

Reshjet e borës kanë nisur përkatësisht në njësinë administrative Martanesh, Trebisht si dhe fshatrat e njësive Ostren dhe Zerqan dhe Fushë Bulqizë. 

20 Janar 2023, 10:50 Nga a.l
Bulqiza në 'pushtetin' e reshjeve të dëborës,
Bulqizë

BULQIZË- Mëngjesin e sotëm, Bulqiza është përfshirë nga reshje intensive të dëborës të cilat janë shoqëruar me probleme në disa akse rrugore. Reshjet e borës kanë nisur përkatësisht në njësinë administrative Martanesh, Trebisht si dhe fshatrat e njësive Ostren dhe Zerqan dhe Fushë Bulqizë. 

Edhe në minierat e Zonës D dhe minierat e Martaneshit, reshjet e borës kanë sjellë probleme në  qarkullimin e automjeteve, kalimi i të cilave në këto zona bëhet vetëm përmes zinxhirëve.

Si paraqitet situata e motit deri më tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e katërt që është pushtuar nga moti i keq. Reshjet e dendura të dëborës në zonat malore të Dibrës gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bllokuar rrugën e Arbrit. Më konkretisht bypass-i Qafë Murrizë është i pakalueshëm dhe Policia e Shtetit u ka bërë thirrje që drejtuesin e mjeteve të ndjekin aksin e vjetër rrugor, Klos-Burrel-Ulëz. Shkodra dhe Lezha vijojnë të jetë të përmbytura. Gjatë natës, sipërfaqja e tokës së mbuluar nga uji i ka kaluar 1000 ha. Durrësi, Elbasani, Vlora e Fieri kanë probleme në rrugët kryesore të qytetit pasi janë mbushur me ujë. Tirana po ashtu. Fshatrat janë pa energji elektrike./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll