Politike

Forumi në Davos/ Arrestimi i eurodeputetes, Rama për presidenten e PE: Karma is a bitch! Roberta më fal, por...

Deklarata e Ramës u bë duke iu referuar skandalit të madh që ka tronditur institucionin javët e fundit, duke vënë në pranga nënpresidenten e BE-së

19 Janar 2023, 20:41 Nga A.B
Forumi në Davos/ Arrestimi i eurodeputetes, Rama për presidenten e PE:
Edi Rama

ZVICËR- Kryeministri Edi Rama iu drejtua Presidentes së Parlamentit Europian, Roberta Metsola duke i thënë: Carma is a bitch (Karma është k****). Kjo deklaratë u bë duke iu referuar skandalit të madh që ka tronditur institucionin javët e fundit, duke vënë në pranga nënpresidenten e BE-së e eurodeputeten Eva Kaili. Ai tha se kur doli kjo çështje e arrestimeve për korrupsion mendoi se i zuri ‘karma’.

Roberta, më fal, duhet ta them, kur doli ky rast korrupsioni. Unë thashë: Karma është një kurvë, "tha Rama.

Pse u arrestua nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili?

Një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Evropian, deputetja greke Eva Kaili, u arrestua në lidhje me hetimet për korrupsion në Belgjikë. Pas arrestimit, u mor vendimi për përjashtimin e saj në Parlamentin Evropian.

Hetimet nisën përfshijnë një organizatë të dyshuar kriminale, tentativë për shitje të ndikimit nga një shtet i Gjirit dhe akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Rasti ka të bëjë me Emiratin Arab të Katarit.

Arrestimi i Kailit në Bruksel erdhi pasi katër të dyshuar të tjerë u arrestuan në rrethana të ngjashme më herët ditën e sotme. Sipas mediave belge, bashkë me të është arrestuar dhe partneri i saj. Prokurori federal i Belgjikës njoftoi arrestimet e mëparshme pasi 600,000 euro u zbuluan kur policia bastisi 16 adresa në kryeqytetin Bruksel.

edi rama roberta metsola

Sondazh

Poll