Politike

'Sotiraq Filo fillon punë të dytë'/ Dega e PD në Korçë: Kryebashkiaku bëhet imazh marketingu, irritohen qytetarët

PD shkruan me ironi se Filo ka nisur një punë të dytë duke bërë marketing.

19 Janar 2023, 20:02 Nga A.B
'Sotiraq Filo fillon punë të dytë'/ Dega e PD në
Sotiraq Filo

KORÇË- Dega e Partisë Demokratike në Korçë ka ndarë reagimin e qytetarëve teksa kanë hasur portretin e kryebashkiakut në biznese. PD shkruan me ironi se Filo ka nisur një punë të dytë duke bërë marketing. Bashkangjitur fotos, ata kanë ndarë dhe komentet e qytetarëve të cilat janë tallëse.

POSTIMI:

Sotiraq Filo tashmë ka filluar punë të dytë duke mos bërë vetëm rolin e kryetarit të bashkisë, për të cilën është zgjedhur nga populli, por të bëhet dhe imazh marketingu, I bindur që iu bën reklamë pozitive me imazhin e tij.
A thua se Korça dhe banorët e saj nuk kanë as edhe një problem, por i kanë të gjitha në vijë!?
Kjo ka irrituar dhe qytetarë të shumtë, madje, mjaft prej tyre kanë marrë dhe guximin e admirueshëm të komentojnë kundër tij.

"Lumë komentesh" negative në profilin e Filos, mjafton të hysh në një postim ku ai reklamon bizneset...
"Paske filluar pun te dyte mo Raqke...",
"Mjaft propogande kaq te trashe se nuk te shkon",
"O Kryetar i nderuar pse nuk flet edhe per sherbimin JO-CILESOR te Bashkise??… e pamundur te marresh nje pergjigje me shkrim nga Bashkia e Korces, nuk respektoni procedurat e caktuara nga ligji, nuk respektoni afatet kohore, nxirrni pretekste koti…"
"jeni kryetar Bashkie apo kryetar marketingu??"
"Punoni ne sherbim te qytetareve apo te pronareve te restoraneve qe beni reklama ne fb??"
"Ka 16 vjet që nuk kanë bërë asnjë gjë për qytetin vetëm Vetullat i kane vënë. Qytetarët nga të varfër në më të varfër sot…"

sotiraq filo

Sondazh

Poll