Politike

Përjashtoi 4 deputetë të PD, Berisha për Alibeajt: Limon i shtrydhur!

Sali Berisha u shpreh se vendimi i tij tregon që Alibeaj është “lëvozhgë e pushtetit”.

19 Janar 2023, 18:37 Nga k.m.
Përjashtoi 4 deputetë të PD, Berisha për Alibeajt: Limon i
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD. Në intervistën e tij për “Task Force”, Berisha u shpreh se vendimi i tij tregon që Alibeaj është “lëvozhgë e pushtetit”. Po ashtu, ndër të tjera shtoi se një vendim i tillë nuk mund të merret pa asnjë mbledhje.

"Së pari për përjashtimin, ishte akti më turpërues dhe poshtërues që mori, miniumi pa një proces. Shpallja se e përjashtova pikërisht në ditën kur Veliaj kapej në vjedhjen me spektakolare. Alibeaj tregoi se ishte lëvozhgë e pushtetit. Në Statutin e PD nuk ka asnjë nen për përjashtimin e deputetëve. Kurse ky limon i shtrydhur, i lejon vetes të deklarojë se përjashtova 4 deputetë. Ai meriton të mos jetë asgjë siç pretendon. Sali Berisha çfarë rruge zgjodhi në këtë proces që ndoqi. Një rrugë me nepotizëm apo votën e lirë të demokratëve. Çdo demokrat që e do apo jo Sali Berishën, procedon me një mënyrë që i dha fund kryetarokracisë. Ne jetën japin, votën nuk e falim. Kjo forcë politike ose do rikthejë votën ose do të zhduket. Ne kemi regjistër se çfarë po bën Rama për të vjedhur zgjedhjet. Ne do të përballemi me Edi Ramën, ndryshe Shqipëria është në shpërbërje të plotë,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll