Politike

Rama takohet me kryediplomatin izraelit, Cohen: Do forcojmë lidhjet në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe kibernetikës

Shqipëria ka ravijëzuar sërish marrëdhëniet me Izraelin.

19 Janar 2023, 19:23 Nga A.B
Rama takohet me kryediplomatin izraelit, Cohen: Do forcojmë lidhjet në
Edi Rama dhe Eli Cohen

ZVICËR- Kryediplomati izraelit Eli Cohen dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama janë takuar në Davos. Sipas një statusi të postuar në median sociale “Twitter”, Cohen bëri me dije se palët u dakordësuan për bashkëpunimin në tre fusha kryesore.

“U takova në Davos me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E falënderova për vendimin e rëndësishëm për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, eksportuesin numër një të terrorizmit në botë. E falënderova gjithashtu për mbështetjen e tij ndaj Izraelit dhe luftën kundër antisemitizmit. Ne ramë dakord të promovojmë bashkëpunimin kryesisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe kibernetikës dhe të forcojmë lidhjet midis vendeve”, theksoi ai.

edi rama eli cohen izrael

Sondazh

Poll