Politike

Basha bojkotoi zgjedhjet lokale, Berisha tregon: Kjo ka qenë ndërhyrja ime e vetme

Sali Berisha tha se ndërhyrja e tij e vetme ishte fakti i kishte kërkuar të mos ndalonte qytetarët të shkonin në qendrat e votimit. 

19 Janar 2023, 18:27 Nga k.m.
Basha bojkotoi zgjedhjet lokale, Berisha tregon: Kjo ka qenë ndërhyrja
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar se cili ka qenë roli i tij gjatë kohës kur paraardhësi i tij Lulzim Basha vendosi që të mos merrte pjesë në zgjedhjet e shkuara lokale. Në fjalën e tij, në emisionin "Task Force", Berisha tha se ndërhyrja e tij e vetme ishte fakti i kishte kërkuar të mos ndalonte qytetarët të shkonin në qendrat e votimit. 

"Zgjedhjet me një parti? Ndërhyrja e vetme ka qenë kjo. Kur unë po e ndiqja zhvillimin dhe kur Lulzim Basha thoshte se nuk do lejoj zgjedhje që të zhvillohen, rreth një javë para dhe kishte dhënë urdhër i kam thënë se nuk mund të bëhet. Se në asnjë ligj, kod dhe traditë nuk ke të drejtë ti që ti zësh derën e shtëpisë tjetrit. Nuk ia bën dot dhe shteti hyn në konflit. Ishte turp dhe kaos,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll