Politike

'A do ndiqni rrugën e '6 marsit', do kandidoni me logon e PL?'/ Berisha KUNDËR: Kategorikisht jo, ndryshe asgjesohemi si forcë politike

Sali Berisha tha se Rama po e mban peng vendimin gjykatës, të dhënë në mars të vitit të kaluar, me qëllim dëmtimin e opozitës në zgjedhje. 

19 Janar 2023, 18:15 Nga k.m.
'A do ndiqni rrugën e '6 marsit', do kandidoni me logon e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se çështjen e “vulën” së Partisë Demokratike. Me anë të një interviste për "Syri TV", Berisha tha se Rama po e mban peng vendimin gjykatës, të dhënë në mars të vitit të kaluar, me qëllim dëmtimin e opozitës në zgjedhje. Megjithatë shtoi se nuk do të garojë nën hijen e asnjë logoje tjetër, pasi një gjë e tillë sipas tij, nënkupton zhdukjen e PD si forcë politike. 

PJESË NGA BISEDA:  

Pyetje: Nëse vula i kalon Alibeajt, do kandidoni me PL?

Berisha: Ne nuk do shuhemi por do ngrihemi me gjithë forcën në një revolucion që se ka parë Shqipëria ndonjëherë për të mbrojtur pluralizimin në Shqipëri. Nuk ka diskutim. Këtu nëse pluralizimi politik, nëse fati i një demokracie përcaktohet nga një urhdër ekzekutiv, këtu është fund i çdo gjëje.

Pyetje: Pra nuk do ndiqni rrugën e '6 marsit'?

Berisha: Kategorikisht jo, në mënyrë absolute. Sepse kjo nuk është gjë tjetër vetëm asgjesimi i forcës poltike dhe i pluralizmit. Ky është dorëzimi i zgjedhjeve. Ne do bëjmë një betejë jetë ose vdekje të forcës tonë politike sepse kemi gjithçka të drejtë. Do të marrim pjesë në zgjedhje ne. Do kemi protesta dhe revoltim të paparë ndonjëherë. Nuk po më zbatohet vendimi i Gjykatës mua, unë prandaj po veproj. Në botë nuk ka forcë që mund të pengojë regjistrimin. Unë dua zbatimin e vendimit që nuk e regjistron kancelari. Ne nuk do merremi me të. Nuk kishte vendim para zgjedhjeve për të mos marrë pjesë me koalicion. Vendimi u dha pas 90 ditës më 25 mars. Ky vendim nuk regjistrohet. Nuk e regjistron Edi Rama. I lejon vetes që të urrejë forcën kryesore politike të opozitës. 

Nëse ai merr logon, dhe na heq logon ne dhe ne shkojmë me një flamur tjetër në zgjedhje vetëkuptohet që të paktën minimumi 10% e njerëzve do të vinin për shkak të flamurit. Ky është një mekanizëm për të vjedhur zgjedhjet. Ne do të bëjmë një betejë për jetë ose vdekje të forcës tonë politike. Protesta të papara ndonjëherë.

Nuk po zbatohet vendimi i gjykatës. Unë po veproj për të zbatuar vendimin e gjykatës. Në botë nuk ka forcë që mund të pengojë regjistrimin e një force apo shoqate politike. Ne nuk kemi asnjë lloj tagri për tu dorëzuar para një urdhri ekzekutiv që nuk lejon. Gjykata ka vendosur, unë nuk kam asgjë me gjykatën, sepse ajo ka marrë një vendim.

Unë besoj se revolucioni do të jetë i mbarë shqiptarëve. Me këto zgjedhje ne i japim fund monizmit të Edi Ramës. Ne kemi bërë përgatitjet më serioze për këto zgjedhje, për të marrë pjesë. Atëherë ky nuk do të na lejë të marrim pjesë sepse urdhëron mos regjistrimin e vendimit të gjykatës.

sali berisha

Sondazh

Poll