Politike

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha vendos OBJEKTIVA: Fitore quaj shumicën e votave, dua edhe qendrat më të rëndësishme të vendit

Sali Berisha tha se fitore konsideron numrin më të madh të votave. Por gjithashtu edhe marrjen e qyteteve më të mëdha në vend.

19 Janar 2023, 18:42 Nga k.m.
Zgjedhjet e 14 majit, Berisha vendos OBJEKTIVA: Fitore quaj shumicën e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përcaktoi se çfarë cilëson fitore në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Task Force", Berisha tha se fitore konsideron numrin më të madh të votave. Por gjithashtu edhe marrjen e qyteteve më të mëdha në vend.

"Vlerësoj se kandidatët e Pd në zgjedhje janë njerëzit më ballëhapur. Fitore konsideroj atë që është fitore, votën e shumicës së shqiptarëve për forcën tonë politike. Votën për qendrat më të rëndësishme të vendit. Edi Rama e sheh se po humbet. Kanë tmerr të brendshëm. Veliaj e di se është i humbur në Tiranë. Shqiptarët e shohin se ai mashtron për çdo gjë. E bën me mjetet e Bashkisë dhe më 9 janar do të mbyllte firmën. Sharra është miniera e floririt e Edi Ramës dhe Veliajt,"-tha Berisha

sali berisha

Sondazh

Poll