Politike

DEKLARATA- Berisha: Rama më ka propozuar të godisnim PS kur isha në pushtet, s'pranova! Nuk luaja me pluralizmin

Sali Berisha tha se nuk e kishte pranuar pasi sipas tij, pluralizmi në vend ishte më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. 

19 Janar 2023, 18:32 Nga k.m.
DEKLARATA- Berisha: Rama më ka propozuar të godisnim PS kur isha
Sali Berisha

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar se kryeministri Edi Rama i kishte propozuar kur ishte në opozitë që të godisnin bashkë Partinë Socialiste. Në një intervistë për emisionin "Task Force", Berisha tha se nuk e kishte pranuar pasi sipas tij, pluralizmi në vend ishte më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. 

Alibeaj dhe Basha, çfarë i keni bërë për qëndrimet që mbajnë?

Berisha: Jo unë, por çfarë i ka bërë Rama. Nga unë ata... Sesi Basha doli dhe nuk shkoi kurrë në Gjykatë të Lartë dosja për Lulzim Bashën. Ata i dinë ata bashkë. Rëndësi ka Rama këtu. Se ti kurrë nuk minosh pluralizimit. Oferta të tilla nuk i kam pranuar kurrë. Nuk luaja me pluralizmin në vendin tim, se kam marrë edhe oferta të ngjashme nga Rama. Për goditjen e PS...Nuk i bëja kurrë ato se kam parimet e mia. Pa lerë pastaj mbi interesat e vendit.

sali berisha

Sondazh

Poll