Politike

Benet Beci në Shkodër, Berisha: Nuk ka shanse të fitojë

Sali Berisha tha se Beci nuk është drejtor i emëruar prej tij, por shtoi se nuk ka asnjë shans që të fitojë Bashkinë e Shkodrës.

19 Janar 2023, 18:54 Nga k.m.
Benet Beci në Shkodër, Berisha: Nuk ka shanse të fitojë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar Benet Becin, si kandidatin e Partisë Socialiste në Shkodër. Në një intervistë për emisionin "Talk Force", Berisha tha se Beci nuk është drejtor i emëruar prej tij, por shtoi se nuk ka asnjë shans që të fitojë Bashkinë e Shkodrës.

Si ndjeheni kur shihni që një nga ish-drejtorët tuaj, Benet Beci iu ka dalë përballë në Shkodër? Socialistët e kanë marrë me shumë urush se do të fitojnë?

Berisha: E kam gjetur drejtor, ka qenë dhe ka vazhjduar që të jetë drejtoj. Benet Beci është pa shanse. Shkodra është qyteti i trajtuar në mënyrën më armiëqsore nga partia që ai përfaqëson. Si ka mundësi që rruga Shkodër-Lezhë është arteria me trafikun më të madh në Shqipëri? E kjo rrugë mbetet siç ka qenë dhe hidhen para në Lekaj-Fier që gjerësia është ndër më të mëdhatë. Nuk mund të garojë për të mos thënë se KESH u ka dhënë borxhe të mëdha në Shkodër. Të përmbyturit nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim... Shkodranët atë qyrk nuk e pranojnë.

sali berisha

Sondazh

Poll