Aktualitet

Lezha, zona më e përmbytur në vend! HABIT qytetari: Stresi duhet të largohet, po dal të blej cigare

Qytetari tha me ironi se “përherë janë munduar për të marë ndonjë skaf apo gomone që të përballojnë përmbytjet”, por nuk ia kanë dal se janë pa punë.

19 Janar 2023, 13:40 Nga A.B
Lezha, zona më e përmbytur në vend! HABIT qytetari: Stresi duhet
Qytetari

LEZHË- Pavarësisht përmbytjeve, qytetarët nuk ndalojnë dot aktivitetet e përditshme. Gazetarja Ortenca Budlla e 'Euronews Albania' ishte sot në lagjen “Besëlidhja” në zonën e Lezhës, e cila është dhe zona më e përmbytur e qytetit. Teksa po raportonte për situtatën, gazetarja u has vetëm më një dikë që po sfidonte ujin për të blerë cigare.

Qytetari tha me ironi se “përherë janë munduar për të marë ndonjë skaf apo gomone që të përballojnë përmbytjet”, por nuk ia kanë dal se janë pa punë.

BISEDA:

Gazetarja: Çfarë problemi ka me Lezhën që shtë në këtë situatë?

Qytetari: S’na kanë rregulluar asnjë gjë këtu jemi përmbytur përherë. Problemi qëndron te kanalizimiet.

Gazetarja: Nuk janë pastruar ndonjëherë?

Qytetari: Këtu edhe kur janë bërë, janë bërë cop cop. Kanë hedhur beton sipër si ka me kalu uji. Plus Drini ka dal

Gazetarja: Të gjithë banorët në këtë lagje janë në shtëpi, ju për çfarë keni dal?

Qytetari: Për të blerë cigare

Gazetarja: Për të larguar stresin?

Qytetari: Po dhe stresi duhet të largohet

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll