Aktualitet

Berisha nxjerr pamjet nga Lezha e përmbytur: Pjerinit del kallaj! (VIDEO)

Këto pamje, sipas Berishës, tregojnë që kryebashkiakut Pjerin Ndreu i ka dalë boja.

19 Janar 2023, 12:23 Nga F.M
Berisha nxjerr pamjet nga Lezha e përmbytur: Pjerinit del kallaj! (VIDEO)
Lezhë

LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar pamje nga Lezha, një nga qytetet më të dëmtuara nga moti i keq. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar videon ku shihet e gjithë zona e përmbytur. Këto pamje, sipas Berishës, tregojnë që kryebashkiakut Pjerin Ndreu i ka dalë boja.

“Kjo është Lezha sot. Përmbytjet e betonit! Pjerinit i del kallaj! Sb,”- shkruan Berisha krah pamjeve.

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll