Aktualitet

'Situata ishte e paparashikuar'/ Përmbytjet në Lezhë, Ndreu: Po bëjmë çmos që mos t'kemi pasoja në njerëz

Ndreu deklaroi se të gjitha ekipet janë në terren duke bërë çmos që të mos ketë pasoja në njerëz.

19 Janar 2023, 13:23 Nga A.B
'Situata ishte e paparashikuar'/ Përmbytjet në Lezhë,
Pjerin Ndreu

LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka komentuar për mediat situatën e motit. Për 'Reporttv' ai është shprehur se përmbytjet ishin të paparashikuara pasi prisnin reshje të ulëta dhe jo të këtij niveli. Po ashtu, Ndreu shtoi se të gjitha ekipet janë në terren duke bërë çmos që të mos ketë pasoja në njerëz.

Ka prurje të jashtëzakonshme. Ishte e paparashikuar, nga të dhënat parashikonim reshje të ulëta jo të këtij intensiteti. Jemi në terren. Me ekipet emergjencave, punonjësit e bashkisë po bëjmë çfarë është e mundur që situata të mos ketë pasoja në njerëz. Shpresojmë që situata të vijë në përmirësim të vazhdueshëm dhe të dalim nga kjo problematikë. Kemi hapur 400 km kanale kulluese, nuk kemi probleme në shumë zona. As në shirat e mëparshëm nuk kemi pasur probleme shumë të rënda. Jemi në këtë zonë, kemi bërë një vështrim në disa zona. Kemi identifikuar të gjitha problematikat. Kemi gjithçka në kontroll, kryesorja është evakuimi i personave që janë në probleme pastaj do shkonim se ku mund të ndërhyjmë me emergjencat më vonë’, tha Pjerin Ndreu.

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023 pjerin ndreu

Sondazh

Poll