Aktualitet

VIDEO/ Fermeri në Shkodër: E treta herë që përmbytem këtë vit, i gjithë gruri që kemi mbjellë ka shkuar dëm

Ai bëri apel që qeveria të shikojë çfarë ka ndodhur.

19 Janar 2023, 12:18 Nga F.M
VIDEO/ Fermeri në Shkodër: E treta herë që përmbytem
Jak Pema

SHKODËR- Jak Pema, banor i Obotit tregon për mediat se dy sera i ka të përmbytura dhe se dëmet janë të mëdha. Ai bëri apel që qeveria të shikojë çfarë ka ndodhur, pasi 1000 hektarë tokë janë nën ujë, teksa janë shkaktuar dëme dhe në të mbjella.

“E treta herë që përmbytem. Kam 4 dynym serë me kulturat e dimrit dhe janë të gjitha nën ujë. I kemi mbjellë për të dytën herë dhe e kemi ujin brenda në sera dhe në oborr. Dita e tretë që vazhdojnë shkarkimet. Dëmet janë të mëdha. Mundet vetëm të mbijetojmë. Nuk ka ardhur ta shohë askush. Na jemi fshatarë jetojmë me tokën, këtu është nën ujë, nuk kemi jetesë më. Apeli është të vijë të shikojë qeveria dëmet, faktet. I gjithë gruri që kemi mbjellë ka shkuar dëm,”- tha fermeri.

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

jak pema permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll