Aktualitet

Erë e tmerrshme në Korçë, rrëzohet çatia e një magazine mbi 5 makina

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të shumta. 

19 Janar 2023, 12:52 Nga I.A
 
Erë e tmerrshme në Korçë, rrëzohet çatia e
Magazina

KORÇË- Era e fortë ka bërë që një magazinë produktesh ushqimore të mbesë pa çati. Kjo pasi çatia prej llamarine e vendosur, e ka marrë era dhe ka rënë mbi 5 makina të parkuara. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të shumta. 

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore). Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll