Aktualitet

VIDEO/ Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Si pasojë e erës së fortë gjatë natës ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona.

19 Janar 2023, 12:40 Nga F.M
VIDEO/ Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier,
Fier

FIER- Fieri është përfshirë gjithashtu nga reshje intensive shiu dhe erëra të forta. Deri tani nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera. Si pasojë e erës së fortë gjatë natës ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona. Situata në lumenjtë Vjosë dhe Seman paraqitet normale, edhe pse ka shtim të prurjeve.

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll