Aktualitet

Bluzat e bardha pa paga, QSUT: Kanë kaluar në Thesar dhe po transferohen në llogaritë bankare

QSUT thotë se janë kryer proceduart standarde të pagave.

19 Janar 2023, 13:07 Nga F.M
Bluzat e bardha pa paga, QSUT: Kanë kaluar në Thesar dhe po
QSUT

TIRANË- Qendra Spitalore 'Nënë Tereza' ka bërë me dije se pagat e mjekëve kanë kaluar në Thesarin e Shtetit dhe se është vetëm çështje kohe që të jenë në llogaritë e tyre bankare. Në një njoftim zyrtar për mediat, pas ngritjes së shqetësimit të mjekëve për vonesën e pagave, QSUT thotë se janë kryer proceduart standarde të pagave.

Reagim për mediat

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, informon mediat e interesuara për pagat e personelit shëndetësor dhe atij mbështetës, janë kryer proceduart standarde të pagave, ato kanë kaluar në Thesar dhe janë duke u transferuar në llogaritë bankare personale të personelit.

Ditën e sotme u bë publik fakti se Personeli mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' nuk kanë marrë ende pagat e muajit Dhjetor. Raportohet se mjekët dhe infermierët kanë marrë vetëm shpërblimet, por jo pagat. 

pagat e mjekëve

Sondazh

Poll