Aktualitet

31-vjeçari godet me thikë ish-gruan në Vlorë, i vjedh paratë e celularin dhe arratiset

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.

19 Janar 2023, 13:34 Nga F.M
31-vjeçari godet me thikë ish-gruan në Vlorë, i vjedh
Vlorë

VLORË- Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka goditur me thikë ish-gruan dhe se i ka vjedhur paratë dhe celularin. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.

Njoftimi:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.

policia e vlores

Sondazh

Poll