Aktualitet

VIDEO/ Moti i keq përmbyt aksin Lezhë-Milot, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Ndërkohë që qarkullimi i makinave në Lezhë, është bërë me shumë vështirësi.

19 Janar 2023, 12:03 Nga I.A
VIDEO/ Moti i keq përmbyt aksin Lezhë-Milot, uji mbulon rrugët,
Pamje nga permbytja

LEZHË- Pamjet e mëposhtme janë nga aksi Lezhë-Milot, ku moti i keq ka shkaktuar përmbytje të shumta. Në video shihen që rrugët janë të bllokuara nga shiu. Ndërkohë që qarkullimi i makinave drejt këtij aksi, është bërë me shumë vështirësi.

Si paraqitet situata deri më tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll