Sport

RISIA! Vendimet e VAR-it do të shpjegohen për publikun në Kupën e Botës për Klube

Gjatë Kupës së Botës për Klube dhe më pas gjatë Kupës së Botës për femra, është vendosur që vendimet e VAR-it do t'u shpjegohen shikuesve në stadium.

19 Janar 2023, 07:10 Nga DOSJA
RISIA! Vendimet e VAR-it do të shpjegohen për publikun në

ANGLI - Bordi Ndërkombëtar ka autorizuar gjyqtarët që t'ua shpjegojnë publikut vendimet e VAR-it në Kupën e Botës për Klube në Marok nga 1-11 shkurt, si dhe në Kupën e Botës për Femra në Australi dhe Zelandën e Re, nga 20 korriku deri më 20 gusht. FIFA. Bordi nga ana tjetër, refuzoi zëvendësimet e përkohshme në rast të tronditjes gjatë këtyre ndeshjeve.

Komunikimet ndërmjet arbitrit qendror dhe atyre që janë përgjegjës për video-asistencën do të mbeten konfidenciale, por përfundimi i diskutimit të tyre do t'i komunikohet publikut. "Ne besojmë se kjo është e rëndësishme për sa i përket transparencës, veçanërisht për tifozët në stadium, të cilët aktualisht nuk marrin informacion të mjaftueshëm për këto vendime,"- tha një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Bordit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll