Sport

Ultrasit e Sevillas kërcënojnë lojtarët dhe drejtuesit e skuadrës: “Nëse ne zbresim, nuk do të ketë vend ku të fshiheni”...

Skuadra andaluziane zë vendin e parafundit në La Liga pas javës së 17-të të La Ligas

18 Janar 2023, 18:02 Nga DOSJA

Ultrasit e Sevillas kërcënojnë lojtarët dhe drejtuesit e

SPANJE - Gjatë ditëve të fundit, ultrasit e Sevillas kanë lënë disa kërcënime ndaj skuadrës dhe drejtuesve në derën e kompleksit sportiv të klubit, duke kërkuar shpjegime për paraqitjen e dobët të skuadrës andaluziane, e cila zë vendin e parafundit në La Liga në fund të javës së 17-të në këtë sezon.

“Nëse ne zbresim (nga La Liga), ata nuk do të kenë ku të fshihen”,- thuhet në mesazhin e parë. Kastro (José Castro Carmona, president i klubit) ka mbaruar. Jashtë Sevillas. Drejtim dhe skuadër famëkeqe”,- ka shkruar Biris Norte, një nga ultrasit e skuadrës andaluziane.

Duhet theksuar se Sevilla është e 19-ta në renditjen e La Ligas me 15 pikë, një më pak se Cádiz, skuadra e parë në zonën e rënies. Valladolid, formacioni i parë mbi vijën e mbijetesës, ka 17 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll