Sport

Brazili vetëm dje zyrtarizoi largimin, Tite nuk është më trajner i ‘Selecaos’!...

Dorëheqja ishte mësuar prej kohësh nga vetë trajneri, por vetëm dje Federata Braziliane e Futbollit, zyrtarisht ndërpreu marrëdhëniet me teknikun 61-vjeçar…

18 Janar 2023, 18:41 Nga DOSJA
Brazili vetëm dje zyrtarizoi largimin, Tite nuk është më

BRAZIL - Largimi i Tites nga kombëtarja ‘Seleçaos’ ishte vendosur prej kohësh, por vetëm dje u zyrtarizua. Trajneri 61-vjeçar ndërpreu kontratën me Konfederatën Braziliane të Futbollit (CBF), duke i dhënë lamtumirën skuadrës braziliane pak më shumë se një muaj pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.

“Unë nuk jam më Tite, tani jam duke folur si Adenor. Dua të falënderoj sportistët, punonjësit, gazetarët, me të cilët mund të ketë pasur mendime të kundërta, por gjithmonë ka pasur respekt”,- tha ish-trajneri i kombëtares së Brazilit. 

CBF ka nisur procesin e përzgjedhjes së trajnerin e ri, ku pak kohë më parë, Abel Ferreira ishte një nga hipotezat për këtë pozicion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll