Sport

Dështon testi i djalit të Ronaldinhos te Barcelona! Nuk i ka ngjarë të jatit, ndërhyn ‘mik’ Laporta për një provë shtesë…

Idea është t’i jepet Joas Mendes pak më shumë kohë për të bindur drejtuesit e Juvenil për cilësitë e tij. . Ai është mëngjarash, 1.78 i gjatë dhe luan si qendërsulmues.

18 Janar 2023, 19:22 Nga DOSJA

Dështon testi i djalit të Ronaldinhos te Barcelona! Nuk i ka

SPANJE - Ai erdhi para disa ditësh nga Brazili për t’u provuar te Barcelona, ku i jati i tij ka bërë histori. Ai quhet Joao de Assis Moreira, por njihet si Joao Mendes. I riu është vetëm 17 vjeç, por nga të gjithë ai është vetëm djali i Ronaldinhos.

Joao Mendes që ka luajtur me Cruzeiron në Brazil, ka zbarkuar në Katalonjë me shpresën për t’u bërë pjesë e Barcelonës. Djaloshi mbërriti në San Joan Despí një javë më parë, me një rekomandim të veçantë. Për të kishte ndërhyrë edhe presidenti Joan Laporta, mik i ngushtë me Ronaldinho. Por përshtypja e parë e teknikëve të La Masías nuk ishte shumë pozitive.

Dështon testi i djalit të Ronaldinhos te Barcelona! Nuk i ka

Atëherë Laporta kërkoi si favor edhe një prove shtesë. Idea është t’i jepet Joas Mendes pak më shumë kohë për të bindur drejtuesit e Juvenil për cilësitë e tij. Presidenti do të ishte i kënaqur të merrte në krah djalin e lojtarit simbol të mandatit të tij të parë. E për këtë arsye audicioni i Joao Mendes po zgjatet.

Djali ishte bashkuar me Cruzeiro, nën një emër të rremë për të shmangur spekulimet. E mbi të gjitha pritshmëritë e ekzagjeruara, kur ishte 14 vjeç. Ai është mëngjarash, 1.78 i gjatë dhe luan si qendërsulmues. E ëma është Janaínna Natielle Mendes, e vetmja grua me të cilën Ronaldinho pati një fëmijë. Joao ka lindur më 25 shkurt 2005, në kohën e lavdishme të babait të tij te Barcelona. Për një muaj ai mbush 18 vjeç dhe do të donte ta festonte i veshur me blaugrana.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll