Sport

PSG mbërrin në Doha dhe nis të mendojë për ndeshjen kundër Cristiano Ronaldos (video)

Skuadra franceze do ta kalojë të mërkurën në Katar, për të përmbushur angazhimet komerciale, ndërsa të nesërmen do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite, ku do të përballet me seleksionin mes Al Hilal dhe Al Nassr.

18 Janar 2023, 21:14 Nga DOSJA

PSG mbërrin në Doha dhe nis të mendojë për ndeshjen

KATAR - Delegacioni i Paris Saint-Germain zbarkoi mëngjesin e kësaj të mërkure në Doha të Katarit, ku grupi do të marrë pjesë në një sërë eventesh me sponsorë të klubit francez. Të nesërmen, skuadra do të luajë një ndeshje miqësore kundër një seleksioni midis Al Hilal dhe Al Nassr të Cristiano Ronaldos.

PSG ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale foto dhe video të mbërritjes së lojtarëve në Doha dhe gjithashtu të disa prej futbollistëve të tyre, si Marquinhos dhe Messi, në një event të kompanisë Qatar Airways.

Paris Saint-Germain do të stërvitet këtë të mërkurë në stadiumin Khalifa International,  një nga fazat e Kupës së Botës 2022. Udhëtimi në Katar vjen rreth një muaj pas finales së Kupës mes Argjentinës së Messit dhe Francës së Mbappe.

PSG mbërrin në Doha dhe nis të mendojë për ndeshjen

Një ditë më pas, PSG do të luajë një miqësore kundër seleksionit të kombinuar të Arabisë Saudite, në stadiumin King Fahd. Pritshmëria e publikut është 65 mijë persona.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, por ai zyrtarisht nuk do të veshë fanellën e Al-Nassr. Cristiano do të jetë kapiteni i seleksionit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll