Sport

Bayern Munich përzgjedh Yann Sommer për të zëvendësuar Neuer, pritet zyrtarizimi…

Klubi gjerman duket se e ka gjetur zëvendësuesin për Manuel Neuer, i cili rikuperohet nga dëmtimi

18 Janar 2023, 20:47 Nga DOSJA
Bayern Munich përzgjedh Yann Sommer për të zëvendësuar

GJERMANI - Bayern Munich është afër njoftimit për nënshkrimin me portierit zviceran Yann Sommer, i cili luan për Borussia Mönchengladbach, sipas mediave të ndryshme në Europë.

Sommer, 34 vjeç, u zgjodh për të zënë vendin e Manuel Neuer. Një i rregullt te Bayern për më shumë se një dekadë, portieri 36-vjeçar theu këmbën e djathtë gjatë skijimit në pushime në fillim të dhjetorit.

Sipas gazetarit të specializuar për transferimet Fabrizio Romano, portieri Sommer do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore këtë të mërkurë, përpara se të nënshkruajë kontratë deri në qershor 2025. Gjithashtu sipas shtypit europian, Bayern do t'i paguajë 8 milionë euro Mönchengladbach për transferim, me një klauzolë prej 1.5 milionë euro bonus.

Më 13 janar, skuadra bavareze barazoi 4-4 me Salzburgun, në miqësoren përgatitore për rikthimin në Bundesligë, këtë të premte, ndaj RB Leipzig, në vendin e tretë. Portier i skuadrës ishte Ulle Sven Ulreich, 34 vjeç, i cili është me Bayernin që nga viti 2015, gjithmonë si zëvendësues i Neuerit.

Në një konferencë për shtyp, trajneri Julian Nagelsmann konfirmoi se klubi është në kërkim të një portieri të ri dhe shpjegoi situatën e Sven Ulreich.

“Para së gjithash, Ulle (Sven Ulreich) është i vetëdijshëm për rolin e tij dhe pse ai erdhi në Bayern Munich. Kjo është e rëndësishme, ai është mësuar me situatën, vitet e fundit, me Manuel Neuer si numër një. Dhe nëse numri një del jashtë, atëherë ai thirret si zëvendësues, - tha trajneri. 

Pas provës në miqësore, e shoh si detyrë që të marrim një tjetër portier për Bayernin. Nëse ai do të hyjë si numri një apo numri dy kjo varet nga lloji i portierit që ai do të jetë, nuk mund ta them 100% tani. Do të doja ta them këtë, por nuk mundem”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll