Sport

Paulo Bento, në ‘pole’ për t’u ulur në krye të pankinës të kombëtares së Polonisë...

Trajneri portugez u largua nga kombëtarja e Koresë së Jugut pas Kupës së Botës dhe tani është i lirë

18 Janar 2023, 18:58 Nga DOSJA
Paulo Bento, në ‘pole’ për t’u ulur në krye

POLONI - Paulo Bento po përmendet nga gazeta 'Polski Sport' si një mundësi e fortë për të marrë përsipër postin e trajnerit të kombëtares së Polonisë. Trajneri portugez për momentin është një trajner i lire, pasi u largua nga ekipi kombëtar i Koresë së Jugut pas Kupës së Botës 2022.

Sipas burimit në fjalë, kombëtarja polake, e cila më herët është drejtuar edhe trajneri portugez Paulo Sousa, do të kërkojë vetëm trajnerë të huaj që mund të zëvendësojnë Czeslaw Michniewicz, i cili nuk arriti ta kualifikojë kombëtaren e vendit të tij në fazën e 16-të të Kupës së Botës.

Paolo Bento do të jetë në ‘pole’ për detyrën e trajnerit të kombëtares së Polonisë, e cila ka një project ambicioz. Në garë me të do të jetë edhe boshnjaku Vladimir Petkovic, ish-trajner i Zvicrës, i cili kërkohet edhe nga italianët nga Salernitana. Ky i fundit, pritet t'i japë përparësi stemës transalpine të Serisë A, nëse i vjen një propozim zyrtar.

Emrat e anglezit Steven Gerrard dhe francezit Hervé Renard, janë përfolur gjithashtu si kandidatura për kombëtaren polake, por ata do të jenë në këtë garë disi më 'periferikë'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll