Politike

‘Ulja e papunësisë’, PD: Mashtrim i Ramës, investimet e huaja dhe fuqia blerëse në rënie

13 Shtator 2019, 11:27 Nga DOSJA
‘Ulja e papunësisë’, PD: Mashtrim i Ramës, investimet

TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po mashtron me të dhënat statistikore për uljen e nivelit të papunësisë në vend.

Ines Nurja, ish-drejtoresha e INSTAT, u shpreh nga selia e PD-së se rënia e papunësisë me 11.5% në tre muajt e dytë të këtij viti është gënjeshtër e radhës e kryeministrit.

Ulja e papunësisë në nivelet e vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian rrëzohet edhe nga të dhënat e vetë INSTAT-it apo të institucioneve të tjera të specializuara, të cilat pohojnë se çdo tregues i rëndësishëm i ekonomisë është në rënie”, u shpreh Nurja.

Një ditë më parë, INSTAT publikoi shifrat, ku sipas tyre niveli i papunësisë është ulur me 11.5, në tremujorin e dytë të vitit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INES NURJA:

Me Edi Ramën në krye të qeverisë ka dy realitete. Nga njëra anë është realiteti i shumicës së shqiptarëve, që mendojnë se ekonomia e tyre po përkeqësohet, e vendit më të varfër në Europë me rreth 300 mijë shqiptarë që largohen nga vendi se nuk gjejnë punë dhe siguri. Nga ana tjetër, është realiteti i Edi Ramës, i cili na thotë se në tremujorin e dytë të këtij viti papunësia ka kapur nivelin më të ulët historik, 11.5 përqind.

Realiteti i Edi Ramës na nxjerr vendin me papunësinë më të ulët në Ballkan, jo vetëm duke ia kaluar vendeve si Turqia, Spanja dhe Greqia, por duke na barazuar pothuajse me vendet e G7-ës, që janë vendet më të industrializuara në botë.

Realiteti i punësimit për Edi Ramën është njësoj si ai i zgjedhjeve që organizon, një realitet mashtrimi, ku kapet duke vjedhur dhe manipuluar.

Edi Rama pretendon se në 3 muajt e dytë të këtij viti janë punësuar mbi 21 mijë persona në shërbime dhe bujqësi, por askush nuk ka parë dhe përjetuar ndonjë boom ekonomik në bujqësi. Çmimi i naftës me të cilën fermerët punojnë vazhdon të jetë i shtrenjtë, subvencionet për fermerët vazhdojnë të mungojnë e të vidhen, investimet e qeverisë janë zero, investimet e huaja janë zero. Asnjë tregues domethënës nuk justifikon realitetin e manipuluar të Edi Ramës me papunësinë.

Ulja e papunësisë në nivelet e vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian rrëzohet edhe nga të dhënat e vetë INSTAT-it apo të institucioneve të tjera të specializuara, të cilat pohojnë se çdo tregues i rëndësishëm i ekonomisë është në rënie.

Së pari, është anketa e publikuar nga Banka e Shqipërisë në lidhje me treguesin e besimit tek bizneset dhe konsumatorëve. Treguesi i ndjesise ekonomike ra me 0.7 pikë përqindje dhe ai i besimit të konsumatorit ra me 2.2.

Së dyti, sipas një publikimi tjetër nga Banka e Shqipërisë për tremujorin e dytë, që pohon se investimet e huaja direkte patën rënie me 13.2 %.

Së treti, treguesit e inflacionit, që kanë direkt lidhje me fuqinë blerëse të qytetarëve, janë në rënie. Në tremujorin e rritjes fallco të punësimit inflacioni ishte 1.3 deri ne 1.5, që tregon se fuqia blerëse e njerëzve ka rënë dhe shkaku kryesor për këtë është papunësia.

Së katërti, numri i bizneseve të falimentuar në këtë 3 mujor të artë sipas Edi Ramës, është rritur ndjeshëm. Në muajt Prrill, Maj, Qershor më shumë se 2 mijë biznese mbyllën aktivitetin e tyre.

Vetëm në realitetin mashtrues të Edi Ramës ndodh që të deklarohet punësimi i një numri rekord njerezish, kur rekordi i vërtetë është falimentimi i bizneseve, braktisja e ekonomisë nga investitoret e huaj, rënia e fuqisë blerese të qytetarëve.

Ky realitet duhet ndryshuar sa më parë dhe mënyrë e vetme për ta ndryshuar atë janë zgjedhjet e lira e të ndershme! Vetëm një qeveri e dalë nga vullneti i lirë i qytetarëve do të bëjë të mundur që ajo të punojë në interesin e tyre, duke hapur vendin për investimet e huaja, duke siguruar konkuremcë të ndershme, duke hapur vende të vërteta pune! Alternativa më e mirë për vendin është Partia Demokratike dhe programi i saj i zhvillimit me platformën antioligarki dhe platformën antimafia!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ines nurja instat nxjerr shifrat per papunesine papunesia papunësia në vend edi rama ines nurja instat nxjerr shifrat per papunesine papunesia papunësia në vend

Sondazh

Poll