Politike

BE hedh 94 mln euro në Shqipëri/ Soreca: Gati SPAK dhe BKH. Palët të ulen në dialog, nisja me Reformën Zgjedhore

13 Shtator 2019, 09:17 Nga DOSJA
BE hedh 94 mln euro në Shqipëri/ Soreca: Gati SPAK dhe BKH. Palët

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, lëshon mesazhe të qarta për Reformën në Drejtësi, hapjen e negociatave dhe zgjidhjen e krizës. Në një takim të zhvilluar në ministrinë e Jashtme, për nënshkrimin e marrëveshjes financiare “Ipa 2018”, Soreca tha se BE ka gati 42 milionë euro për Reformën në Drejtësi, ndërkohë që në total BE do të hedhë në Shqipëri një total prej 94 milionë euro.

Soreca iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve lidhur me vendimin që do të merret në tetor për negociatat me BE. Soreca tha se vendet skeptike janë duke reflektuar mbi angazhimin e Shqipërisë si dhe theksoi vendimin pozitiv që vjen nga qeveria gjermane.

I pyetur nëse kriza politike do të ndikojë në vendimin që Këshilli i Evropës do të japë për Shqipërinë, Soreca tha prerë se BE kërkon që palët politike të përfshihen në dialog. Soreca theksoi se nisja e dialogut duhet të jetë diçka specifike, dhe e tha qartazi se kjo duhet të jetë “Reforma Zgjedhore”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike celja e negociatave me be kriza politike luigi soreca reforma ne drejtesi celja e negociatave me be kriza politike luigi soreca reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll